Mimoza Kusari bën ushtrime në parkun e Shkugëzës

04 tetor 2020 | 11:49

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në “Facebook” në parkun e Shkugëzës.

Ajo thotë se kreativiteti dhe kujdesi për natyrën dhe shëndetin sjellin të mira për komunitetin

Kusari-Lila ka theksuar se ka vite që në parkun e Shkugëzës në Gjakovë Afrim Cana kujdeset për një hapësirë të vogël të shndërruar në Gym natyral për të gjithë që kanë nevojë, në veçanti të rinjtë dhe personat me probleme me fizikën motorike.

Postimi i plotë i saj:

Kreativiteti dhe kujdesi për natyrën dhe shëndetin sjellin të mira për komunitetin.
Ka vite që në parkun e Shkugëzës në Gjakovë Afrim Cana kujdeset për një hapësirë të vogël të shndërruar në Gym natyral për të gjithë që kanë nevojë, në veçanti të rinjtë dhe personat me probleme me fizikën motorike.
Shpesh herë të papërgjegjshmit i prishin këto pajisje, ndërsa Afrimi më përkushtim i rregullon prapë. Kësaj radhe, Gym-i ka emër, No Limit Gjakova dhe të gjitha pajisjet janë manifakturë me materiale dhe pajisje të ripërdorura me më shumë funksione.
Secila pajisje kryen funksionin e një pajisje të ngjashme në Gym, por këto janë unike dhe të ndërtuara në Gjakovë.
Ftoj Shpend J. Lila të vije t’i testojë dhe #Visar Geci t’i vlerësojë e Milot Hasimja t’raportojë nga Gym-i manifakturë gjakovare.

https://www.facebook.com/mimozakusari/photos/pcb.10157135387570916/10157135387095916/?__cft__[0]=AZWDNgNrxJMshTxN0_1OceKyDEctGyaVZ3wr3BjR6vRmTeV1fn0kUD3PBdrU72T5SiLEQ1irtO8bFy_1GFHfpLb7K0QmveRe1mVYKMyoo0jMex2wgZ7VOJdF7wmsX9gSR53BR8Gt6S503sLQY1WFSU3ZgAw_Xxa6u4Fqv0LtDv3SSYq1KQnlTRsy5cygqA-nsrs&__tn__=*bH-R

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo ditë fillon me ndeshjet e kampionatit italian të cilat…