Mimoza Kusari Lila flet për herë të parë për vëllain e tij

02 shkurt 2022 | 00:14

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila për herë të parë ka deklaruar lidhur me martesën e vëllait të saj, për të cilin Kusari se nuk e kishte uruar atë për martesë.

Kusari Lila tha se nuk ka pranuar të jetë pre e një luftë që synim ka pasur t’i sulmojë të drejtat e komunitetit LGBTIQA+ në Kosovë.

Gjithashtu, Kusari Lila tha se ka refuzuar të hyjë në gjithë atë diskutim sepse e ka parë si sulm politik.

“Mënyra dhe tendenca e të tjerëve që kinse në një status përmendini, situatën emrin tim, përmendin mos angazhimin publik të vëllait tim po i përmendin edhe LVV të tria bashkë për mua nuk kishte mbështetje fare”

“Unë nuk kam pranuar me të drejtë që të bëhem pre e një luftë që nuk e ka pasur synimin t’i mbrojë të drejtat e komunitit LGBTIQA+ në Kosovë… për mua ka qenë luftë e shprehur ndaj këtij komuniteti në Kosovë, për arsye se vëllai im jeton në Kanda”, është shprehur Kusari Lila.

“Vëllai im fatmirësisht është në një shtet me demokraci, në të cilin ka ministra, jo vetëm të orientimit seksual të gjinisë së njëjtë, por ka edhe transgjëndër… unë kam refuzuar të hyj në këtë diskutim”, ka thënë Kusari Lila.

“Unë kam parë ekskluzivisht sulm politik”, vazhdoi Kusari Lila.

“Nuk mundet me kalu një vëmendje e tillë pa ndjeshmëri. As tek ai (vëllai) as tek ne si familje. Kanë qenë prindërit që janë ekspozuar në një fushatë denigruese…”, përfundoi Kusari Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmja e spektaklit të së martës ka qenë e mbushur…