Mimoza Kusari-Lila rizgjedhet kryetare e Alternativës

26 mars 2022 | 18:11

Është mbajtur sot Kuvendi i dytë zgjedhor qëndror i subjektit politik Alternativa.

Punimet e Kuvendit fillimisht janë hapur me fjalën hyrëse të nënkryetarit të Alternativës, Reshat Nurboja, kurse delegatëve nga Prishtina, Peja, Mitrovica, Prizreni, Vushtrria dhe Gjakova, iu adresua kryetarja e deritashme, Mimoza Kusari-Lila, e cila listoi të arriturat dhe sfidat e Alternativës në mes të dy Kuvendeve.

Ajo përmendi tri palë zgjedhje, ato qendrore më 2019, ku Alternativa bëri diferencën në mes të dy partive të para.

Pastaj pjesëmarrjen në zgjedhjet qëndrore të 14 shkurtit të 2021 dhe ato lokale të vjeshtës 2021.

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila, theksoi se bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje ka filluar që nga 2019 dhe po vazhdon me sukses në përmbushje të misionit dhe besimit të marrë nga votuesit në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Pas zgjedhjes së kryesisë së punës së Kuvendit, janë miratuar edhe raporti i punës si dhe propozimet për plotësim ndryshimin e statutit të partisë të prezantuara nga Sekretari i Alternativës, Agon Dobruna.

Si kandidate për kryetare të Alternativës nga Kryesia e deritashme, është propozuar Mimoza Kusari-Lila, e cila ishte kandidatja e vetme për kryetare të subjektit.

Kusari-Lila me vota unanime u rizgjedh si kryetare Alternativës.

Në fjalën e saj pas rizgjedhjes, Mimoza Kusari-Lila, ka falenderuar delegatët për besimin e dhënë dhe njëherit ka veçuar rrugëtimin e Alternativës nga themelimi e deri më sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër shqiptarë u arrestuan në Phoneix Parkëay pasi akuzohen se…