Mimoza Kusari-Lila tregon si nisi bashkëpunimin me Albin Kurtin
02 nëntor 2020
| 22:02
Deputetja Mimoza Kusari Lila ka folur për bashkëpunimin me kryetarin e VV’së, Albin Kurti.
Ajo thotë se gjithçka nisi në Kuvendin e Kosovës ku partitë e të dyve ishin në opozitë.
“Bashkëpunimi me z.Kurti zyrtarisht ka fillu që në pranverë të vitit 2019 kur kemi fillu me diskutu për bashkëpunim më afatgjatë njëjtë siç ka qenë bashkëpunimi LDK-VV-Alternativa në Kuvendin e Kosovës si parti opozitare pa ndryshu qëndrim në tërë procesin”, tha Kusari-Lila në Pressing.
“Aty ka fillu baza e këtij konstruktiviteti e bashkëpunimi. Pas asaj kemi fillu bashkëpunimin për procese të cilat duhet me hy vendi konform reformave që duhet ndërmarrë’, shpjegoi ajo.