Mimoza Kusari: Mësimi të fillojë, fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës

11 shtator 2022 | 20:20

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ripërsëritë qëndrimin e saj se mësimi duhet të fillojë.

Ajo thotë se nuk ka asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut.

Kusari – Lila mendon se fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.

“Nuk ka më asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut, të cilat për tri vite radhazi shtyejnë fillimin e vitit të ri shkollor. Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatēs, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë. Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla”, shkruan ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët janë shprehur të shqetësuar për çmimet e qirave për…