Mimoza Kusari: Ndikimi i postimeve të Duas dhe Ritës është më i madh sesa i të gjithë neve
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, e ka mbështetur fushatën në rrjetet sociale të dy këngëtareve shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora.
Ato para disa ditësh kanë filluar një fushatë lobimi për ta vendosur Kosovën në hartën e vendeve.
Kusari-Lila tha në Info Magazine në Klan Kosova se kjo po e bën krenare atë.
Ajo e inkurajoi vazhdimin kësaj fushate.
“Jo vetëm që jam krenare dhe i inkuarajoi që ta vazhdojnë këtë rrugë. Ndikimi i postimeve të Duas dhe Ritës, është më i madh sesa të gjithë neve që mundohemi, sepse këtu brenda ka aktivitet të zbehtë edhe sa i përket njohjeve. Një meritë i takon edhe prindërve të Duas, që në çdo aktivitet qoftë humanitar e kanë përmendur Kosovën”.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se mediat gjithmonë po i tregojnë shqiptarët si inferiorë ndaj Serbëve.
“Pse psh vëmendje nuk merr edhe deklaratat e tenistit Novak Gjokoviq, që ka marrë një mirënjohje sikur edhe ata që e kanë shkaktuar masakrën e Srebrenicës”.
“Por, kjo si pasojë e mediave jemi duke u ndjer inferior si shqiptarë. Ato dyja nuk kanë bërë ndonjë krim, ato kanë prezantuar një fotografi nga të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Vëmendje nuk iu është kushtuar deklaratave të kryeministres Ana Bërnabiq, se shqiptarët kanë ardhur nga mali”.
“Paramendoni, një studiues serb ka shkruar në Twitter, se është vërtëtuar se shqiptarët e kanë ADN-në njerëzore, domethënë se shqiptarët nuk i kanë parë si njerëz”.
Kjo shtoi se Kosova në raport me Serbinë ka nevojë për unitet të brendshëm.
“Kosova ka nevojë për një unitet të brendshëm. Është e rëndësishme që të koordinohemi dhe të ndërtojmë një strategji të lobimit. Ngjarjet e tilla si nënçmimi i kryeminsitri në raport me Vuçiqin dhe intervistimi nga Haga i presidentit nuk e bën krenar askend”.
“Vetëm tre ditë pas intervistimit të presidentit nuk mund të ulesh në tavolinë së bashku me Aleksandër Vuçiqin, sepse ai nuk del të thotë, por ne kemi bërë krime por se ai tenton që të veprojë”.
Mimoza Kusari-Lila, tha se ndryshimi i formatit të dialogut dhe lobimit do ta ndihmonte Kosovën shumë.
Sipas saj inkuadrimi dhe ndihma sportistëve dhe këngëtarëve me famë botërore në lobim do ta ndryshonte imazhin e Kosovës në botë.
“Kjo ndihmon shumë edhe në dialog. Por tek imazhi do të ndikojë shumë. Do të ndikojë edhe tek kredibiliteti. Rëndësi ka tek imazhi, sepse kjo do të ndikojë shumë dhe do të ndryshojë shumë”.
“Kështu në këtë format të dialogut nuk duhet të vazhdohet. Kjo tregon edhe për inferioritetin tek shqiptarët”.
Ajo përmendi edhe disa raste kur shqiptarët ishin nxjerrë si inferiorë ndaj serbëve.
“Ju e dini që Gjokoviq bën edhe simbolin me tre gishta pas ndeshjeve sportive dhe futbollistët shqiptarë në një ndeshje kanë bërë shqiponjën. Ju e dini aksionin e diasporës për të mbledhur të hollat që të mos e paguajnë dënimin. Serbia gjithmonë ka triumfuar me propagandë”.