Mimoza Kusari viziton Rexhep Selimin në Hagë, nuk përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin e tjerët
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar sot bashkë-partiakun e saj në Hagë, Rexhep Selimin.
Kusari-Lila tha se gjithashtu ka vizituar edhe bashkëluftëtarët e Selimit por pa përmendur emrat se cilët prej tyre.
“Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!”
Përveq Rexhep Selimit, në paraburgim në Hagë po mbahen edhe krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Poashtu, ajo theksoi se tek të gjithë ka parë unitet, vullnet dhe besim të palëkundur që nga kjo sfidë do të dalin faqebardhë.
‘Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë”, përfundoi ajo sërish duke mos cekur emrat e krerëve të tjerë të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Shihemi në Kosovë
Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.
Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!
Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.
Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!