Mimoza Kusari viziton Tomor Morinën
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar sot ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, i cili këtë javë u lirua nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ku ishte arrestuar në bazë të një fletarresti të Serbisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky rast duhet t’u shërbejë institucioneve të Kosovës që të jenë më vigjilente për fletëarrestet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së të cilat Serbia i dërgon në Interpol.
“Vizitë e këndshme te Tomor Morina në banesën e tij në Gjakovë. Përvoja e tij e arrestimit në Maqedoninë e Veriut e ngrit alarmin që institucionet e Kosovës duhet të jenë më vigjilente për fletëarrestet për ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilat Serbia i dërgon në Interpol. Një informatë dhe njoftim paraprak për ata që kanë fletëarreste, do të parandalonte situatat sikur ato të Tomor Morinës”, ka shkruar Kusari-Lila.
/Epoka e re/