Mina: Çdo ditë humbisja nga 50 euro me Messin dhe Suarezin
31 korrik 2018
| 13:07
Mbrojtësi i Kolumbisë, Yerry Mina ka zbuluar se kur ishte transferuar te Barcelona kishte humbur qdo ditë nga 50 euro në stërvitje me Leo Messin dhe Luis Suarezin.
“Kur fillova në klub, fillova të bëja baste me Lionel Messin dhe Luis Suarezin për të krijuar atmosferë të mirë. Luanim me gjuajtje të lira në stërvitje, por çdo ditë po humbisja nga 50 euro. Përfundova çdo ditë duke humbur nga 50 euro, pasi ata janë përbindësha dhe mund ta fusin topin ku tu duan. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe magjistarë me topin”, ka thënë Mina.