Mina dhe pajisje tjera të sofistikuara, Sveçla publikon prova të reja lidhur me sulmin në Banjskë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vazhduar me publikimin e dëshmive të reja që ndërlidhen me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Sveçla në një postim në platformën “X” ka publikuar disa fotografi ku shihen disa mina, të cilat sipas tij janë një tjetër provë që në Kosovë ka grupe terroriste të mirë organizuara.
“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?”, ka shkruar Sveçla.
Të shtunën Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK) kanë kryer bastisje në pjesën veriore të vendit.
The weaponry confiscated in the north of Kosova gives clear signals of the level of preparations for attacks & escalation from Serbia. The sophisticated mines & devices below are yet another proof. Any other evidence needed that we're dealing with well-organized terrorist groups? pic.twitter.com/D1M23P46QQ
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) October 16, 2023