Minatorët e Artanës në grevë: Nuk na i kanë dhënë pagat, kemi mbetur pa ushqim

16 prill 2020 | 13:04

140 minatorë të Minierës së Artanës po vazhdojnë grevën e tyre prej një jave.

Flamur Mehmeti, përfaqësues i këshillit grevist, ka thënë për “klankosova.tv” se ndihen të diskriminuar pasi që sipas tij punëtorët e Trepçës kanë marrë pagat kurse ata ende jo.

“Edhe ne po përballemi me pandeminë dhe kemi mbetur edhe pa ushqim”.

“Jemi 140 minatorë këtu në Artanë, kurse bashkë me të Kishnicës jemi mbi 200 veta. Na ka diskriminuar drejtori Hysen Vrajolli”.

“Nuk do ta ndalim grevën derisa të na dalin pagat”, ka thënë Mehmeti përmes telefonit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka ofruar…