Minatorët e “Trepçës” e ndërpresin grevën

03 nëntor 2023 | 08:58

Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar greva e minatorëve të “Trepçës”.

Marrëveshja është arritur me Sindikatën e Minatorëve dhe disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në mesnatë, dhe me udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Valon Prebreza.

Greva e minatorëve ka zgjatur 10 ditë. Kërkesat e tyre ishin që pagat t’u dalin jo më larg se data 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore për minatorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar saktësisht 40 ditë nga sulmi terrorist në Banjskë,…