Minatorët e ‘Trepçës’ hyjnë në grevë, nuk u janë ekzekutuar ende pagat e qershorit
Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë, meqë ende nuk u janë ekzekutuar pagat e muajit qershor.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.
Ai ka thënë se vonesa e pagave s’është arsyeja e vetme e daljes në grevë, derisa ka pretenduar se po ka edhe keqmanaxhim në këtë ndërmarrje.
“Po, kjo është e vërtetë, minatorët janë në grevë për shkak se pagat e muajit qershor nuk kanë dalë. Ka vonesa në paga edhe arsyeja kryesore është kjo, por ka edhe arsye tjera, siç janë mungesa e kushteve”, ka deklaruar ai për “Express”.
I pyetur nëse u është dhënë ndonjë arsyetim për vonesat në paga, Ibrahimi ka thënë se arsye është mungesa e mjeteve.
“Arsyeja është mungesa e mjeteve financiare në llogari. Prodhimi ka nis me ngec për shkak të keqmenaxhimeve që po bëhen këtu dhe normal financat nuk po realizohen sipas nevojave”, ka thënë Jonuzi.