Minatorët e ‘Trepçës’ ndërpresin grevë
11 prill 2024
| 14:40
Minatorët e “Trepçës” kanë arritur një marrëveshje me drejtorin e korporatës, Bashkim Kurti, lidhur me pagat pasi ata kanë bojkotuar punën të enjten.
Anëtari i Kryesisë së Sindikatës së Minatorëve të “Trepçës”, Gani Osmani, ka deklaruar për “Klankosova.tv” se ata grevën e kanë ndërprerë pasi të gjithë minatorëve u ka dalë 40 për qind e pagës së muajit mars.
“Pjesa tjetër e 30 për qind do të dalë brenda një jave”, ka thënë Osmani.