Minatorët e “Trepçës” nisin grevën

11 nëntor 2019 | 11:49

Minatorët e Kombinatit Metalurgjik “Trepça” kanë bojkotuar të hënën punën, duke filluar kështu grevën për shkak të pagave të cilat nuk i kanë marrë për muajin tetor dhe një pjesë e pagave nuk u është dhënë po ashtu për muajin shtator. Kështu ka thënë për gazetën “Epoka e re” Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

“Të hënën ndërrimi i parë i punëtorëve nuk e ka filluar punën dhe minatorët kanë hyrë në grevë. Pagat duhet të paguhen, sepse sot është data 11 nëntor dhe ne ende s’kemi marrë paga. Po ashtu minatorët nuk kanë marrë një përqindje të pagave edhe të muajit shtator”, ka thënë Osmani, duke shtuar se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.

(A. MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një polic ka qëlluar me armë një protestues në Hong…