Minatorët e ‘Trepçës’ prej nesër në grevë, shkak pagat dhe kushtet e papërshtatshme të punës

21 prill 2025 | 14:25

Punonjësit e ndërmarrjes “Trepça” kanë paralajmëruar një grevë nga dita e nesërme, për shkak të vonesave të pagesave mujore, nivelizimit të pagave, rigjenerimit të vendeve të punës, kushteve dhe sigurisë në punë, si dhe mos-ekzekutimit të mjeteve të trustit.

Aktiviteti do të zhvillohet në vendin e punës në Kishnicë, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërsa greva thuhet, se do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 19-vjeçar shqiptar raportohet se është vrarë të dielen në…