Minatorët e “Trepçës” protestojnë para ndërtesës së Kuvendit
05 korrik 2018
| 11:59
Qindra punëtorë të “Trepçës” janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ku janë duke protestuar për t’iu njohur të drejtat e tyre.
Me thirrjet “Trepça është e jona”, “Jetën e japim Trepçën se japim”, ata po kërkojnë që të takohen me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, Fitore Pacolli dhe Xhelal Sfeçla, si dhe deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, kanë dalë para punëtorëve të “Trepçës” të cilët po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.