Minatorët e ‘Trepçës’ sërish bojkotojnë punën, shkak mosdalja e pagave
17 gusht 2023
| 13:13
Minatorët e “Trepçës” sërish kanë bojkotuar punën për shkak se ende nuk u janë ekzekutuar pagat e muajit të kaluar.
Lajmin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Minatorëve.
Kujtojmë se edhe para një jave minatorët e “Trepçës” kanë bojkotuar punën për arsyen e njëjtë.