Minatorët e Trepçës tash e tutje do të kenë përkujdesje të shtuar mjekësore
Minatorët e Trepçës tash e tutje do të kenë përkujdesje të shtuar mjekësore që do të mund të realizohen në kuadër të institucioneve dytësore dhe tretësore që janë në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Po ashtu, këtë të drejtë do ta gëzojnë edhe punëtorët e minierave të tjera që menaxhohen nga ky institucion.
Po ashtu, punëtorët do të ju nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore dhe psikologjike nga ekspertët e ShSKUK-së.
Ky bashkëpunim është zyrtarizuar përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet ShSKUK-së dhe Sh.A. “Trepça”.
Në emër të drejtorit të ShSKUK-së, Elvir Azizi, marrëveshjen e zyrtarizoi, Dr. Ardian Shefkiu, U.d. drejtor mjekësor, kurse për Sh.A “Trepca”, U.d. kryeshefi ekzekutiv, Faton Ahmeti.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në afat prej 3 vjetësh, me mundësi rishikimi ndërmjet dy palëve.