Minatorët grevistë marrin mbështetje nga minatorët e ShBA-së
Minatorët e “Trepçës” vazhdojnë grevën e tyre, dukë thënë se për të ndërprerë atë duhet të kenë siguri për realizimin e kërkesave. Ata kërkojnë një marrëveshje me shkrim.
Ndërkohë, me minatorët grevistë janë solidarizuar punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UMWA).
Kjo organizatë sindikale i ka shkruar lëtër kryeministrit Albin Kurti, me të cilën ka shprehur përkrahjen për minatorët e Sindikatës së Pavarur të ‘TREPÇËS’ të cilët janë në grevë urie nga 24 tetori
“Është një gjendje tragjike kur punëtorët që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mirën e vendit të tyre janë të detyruar të drejtojnë një grevë urie për të siguruar një marrëveshje të drejtë kolektive që ofron dinjitet, një mjedis të sigurt pune, përfitime jetike shëndetësore dhe kompensim të drejtë për shërbimin kritik që ata ofrojnë”, thuhet në letër.
Sipas letrës, UMWA kërkon nga kryeministri që të bëjë gjithçka për të zgjidhur me shpejtësi dhe drejtësi këtë grevë, duke u siguruar që minatorëve t’u sigurohen siguria dhe dinjiteti.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve ‘TREPÇËS’ dhe lutemi për zgjidhjen e shpejtë dhe të drejtë të kësaj greve”, thuhet ndër të tjera në letrën e UMWA, drejtuar kryeministrit Kurti.