Minatorët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë
23 maj 2019
| 11:19
Minatorët kanë dalë në protestë para Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që në seancën plenare pritet të miratohet Projektligji për minatorët.
Kërkesa kryesore e punëtorëve të nëntokës është miratimi i statusit të minatorit, për të cilën ata kanë thënë se janë mashtruar prej 15 vitesh.
Disa nga kërkesat e minatorëve janë: paga minimale të jetë 70 mijë lekë në muaj, përfitim të pensioneve për minatorët dhe familjarët e tyre në rast të aksidenteve në punë, rritjen e pensionit dhe uljen e moshës së daljes në pension.
Aktualisht numërohen rreth 8 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të minierave. Protestat zhvillohen njëkohësisht në Tiranë dhe Korçë përpara prefekturës./ABC News Albania 24/7/