Minatori bëhet milioner brenda natës
30 qershor 2020
| 12:20
Jeta e një personi mund të ndryshojë përgjithmonë atëherë kur nuk e pret fare atë. Një minator nga Tanzania, baba i më shumë se 30 fëmijëve, u shndërrua në milioner brenda natës pasi Saniniu Laizer shiti dy gurë të çmuar të cilët i kishte nxjerrë nga një minierë, shifra e të cilave shkoi në 2.4 milionë euro.
Tanzanite është një gur i çmuar i cili përdoret vetëm për të prodhuar stoli të shtrenjta dhe mund të gjendet vetëm në minierat e Tanzanisë. Është një ndër gurët më të rrallë të gjetur në tokë, madje ekspertë dhe arkeologë shprehen se brenda 20 vjetëve ato mund të zhduken.