Minatori i ‘Trepçës’ alarmon për kushtet e punës: Na mungojnë gjerat elementare, s’kemi as sigurim shëndetësor
28 mars 2023
| 16:20
Minatori i “Trepçës”, Flamur E. Imeri, ka alarmuar për kushtet e rënda të punës në këtë ndërmarrje.
Imeri, i cili është djalë dëshmori, ka publikuar disa foto nga horizonti i nëntë i “Trepçës”, duke punuar në ndërrimin e tretë.
Ai ka thënë se në këtë ndërmarrje mungojnë kushtet elementare për punë.
“Punëtorët në minierë janë pa gjëra elementare që është dashtë t’i garanton shteti i Kosovës ku edhe sot nuk e kemi sigurimin shëndetësor! Edhe pse në kushte ekstreme të vështira në rrezikshmëri shumë të lartë në temperatura jonormale po e vazhdojmë punën edhe në këtë Ramazan të bekuar me përkushtim maksimal, nder dhe respekt”, ka shkruar Imeri në “Facebook”.
Postimi i plotë i Flamur Imerit: