“Ministër Pinokio”, deputetja Musliu e vazhdon edhe jashtë Kuvendit përplasjen me Pecin

13 dhjetor 2021 | 14:28

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e ka vazhduar edhe në llogarinë e vet në “Facebook” përplasjen me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante.

Musliu ka thënë se edhe pas njëmbëdhjetë ditësh nuk ka marrë përgjigje në pyetjen që ia ka drejtuar ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit, të cilin e ka quajtur manipulant e gënjeshtar.

“Ka 11 ditë që kam protokolluar pyetjen, por as sot nuk mora përgjigje nga ministri manipulant e gënjeshtar. Ai as sot nuk e tregoj datën kur e ka marrë vendimin për anulimin e thirrjes për grande dhe as datën e shpalljes se vendimit për anulim”, ka shkruar Musliu.

Më tutje, Musliu e ka quajtur Pecin “ministër Pinikio”. “Ministër Pinokio nuk po ndalet me gënjeshtrat e tij”, ka shkruar Musliu.

 

“Mos rrej, gënjeshtar, turp”, Ganimete Musliu përplaset në Kuvend me ministrin Peci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve…