‘Ministër Vitia merre mundin e vizitoje Deçanin’
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka drejtuar kritika për qeverinë dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për mosreagim në lidhje me helmimin e më shumë se 800 qytetarëve të Deçanit, ku dyshimet e para janë se janë helmuar nga uji.
“Interesant shumë me ketë qeverin tonë, as nje prononcim e as një vizitë në Deçan. Ministër Vitia merre mundin e vizitoje Deçanin e interesohu për nevojat që ka QKMF-ja për barna e material tjetër për trajtimin e pacientëve. Edhe ne jemi qytetar të Kosovës dhe duhet të trajtohemi si të tillë.
Me pa durim po presim rezultatet e mostrave përfundimtare që të zbulohet shkaku”, ka shkruar Kadrijaj në llogarinë e saj në “Facebook”.
Ajo ka theksuar se të gjitha instancat duhet të jenë në nivel të detyrës që të zbulohet shkaku i këtij helmimi masiv.
“Jemi me qytetarët e Deçanit me të gjitha kapacitetet komunale!”, ka shkruar deputetja Kadrijaj.