
Ministrat e AAK-së votojnë kundër pagës së Skender Hysenit
21 shtator 2020
| 11:28
Ministrat e AAK-së në Qeverinë Hoti kanë votuar sot kundër pagës së koordinatorit shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka bërë me dije në mbledhjen e qeverisë se paga e Hysenit është e barasvlefshme me pagën e një zëvendësministri, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se Hyseni do të ketë edhe staf tjetër.
(Q.R / Epoka e re)