Ministrat e Drejtësisë të G7-s diskutojnë luftën kundër krimit të organizuar
Ministrat e Drejtësisë të (G7) diskutuan përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) nga autoritetet gjyqësore në mënyrë të ligjshme gjatë një konference dyditore të zhvilluar në Venecia, Itali.
Gjatë konferencës u diskutuan mënyrat e vendosjes së kufijve për përdorimin e makinerive dhe robotikës. Italia mban aktualisht presidencën e G7.
Në një postim në X, ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio e përshkroi temën kryesore si “Luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me fokus në trafikun e drogës dhe pastrimin e të ardhurave nga krimi”.
Përveç Italisë, G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Bazuar në një nismë italiane, liderët e G7 miratuan një rezolutë të përbashkët në fund të muajit të kaluar për të luftuar tregtinë ndërkombëtare të drogave të paligjshme.
Drogat sintetike, si fentanili, ishin në fokus të rezolutës.
G7 do të krijojë konsultime të përhershme midis ministrave të Drejtësisë. Ministrat e Drejtësisë të G7 u takuan në Berlin në 2022 dhe në Tokio në 2023 për të zhvilluzr bisedime për krimet e luftës të kryera pas pushtimit rus në Ukrainë.
Ministri ukrainas i Drejtësisë, Denys Maliuska dhe prokurori i përgjithshëm Andriy Kostin morën pjesë në disa nga diskutimet në Venecia dhe zhvilluan gjithashtu takime dypalëshe me përfaqësuesit e G7.