Ministrat nuk shkojnë në seancë
19 qershor 2018
| 12:24
Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë, por në këtë seancë nuk janë të pranishëm ministrat dhe as zëvendëskryeministrat, përveç ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila më herët ka raportuar para deputetëve në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018.
Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk po merr pjesë në këtë seancë pasi atij të shtunën i ka vdekur babai, Hilmi Haradinaj, dhe është hapur e pame tri ditë për vdekjen e tij, në Gllogjan.
/Epoka e re/