Ministrat Quni dhe Abdixhiku koordinohen për menaxhimin e situatës së koronavirusit
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të cilin e ka njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në ministrin e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovë, në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ai gjithashtu e ka njoftuar Abdixhikun me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit.
Ndërsa ministri Lumir Abdixhiku, ka shprehur vlerësimin e lartë për kontributin e deritashëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar.
Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e njësive të specializuara të FSK-së në aktivitetin aktual të transportimit të qytetarëve tanë të kthyer nga shtetet tjera prej aeroportit në vendet e caktuar për karantinë.
Më tutje, ministrat Quni dhe Abdixhiku janë pajtuar që të vazhdojnë koordinimin për menaxhimin e situatës së koronavirusit.
Pas takimit të dy ministrat kanë drekuar në kuzhinën e kazermës së FSK-së, duke respektuar distancën e përcaktuar sipas rregullave për preventivë ndaj COVID -19.