Ministrat Reka e Vitia diskutojnë për kontributin e BE-së gjatë pandemisë
Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur në takim ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin ka diskutuar për punët dhe ndërveprimet e përbashkëta të institucioneve të në trajtimin e parandalimin e përhapjes koronavirusit.
Në këtë takim, Reka e ka njoftuar Vitinë lidhur me angazhimin e Komisionit Evropian për të liruar nga kufizimi eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që të bëhet përmes transferimit të përvojës dhe furnizimi i pajisjeve dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore, pjesë e një përgjigje të përbashkët evropiane në drejtim të luftimit të pandemisë Covid-19.
Në këtë drejtim, siç ka njoftuar Reka, Komisioni Evropian ka realizuar konsultimet me shtetet anëtare të BE-së për një rregullore për të rregulluar skemën e autorizimit të eksportit të vendosur më 15 mars si një masë emergjente që përfundon më 25 prill.
Propozimi mbi rregulloren e re parashikon përjashtimin e Ballkanit Perëndimor nga skema. Kjo rregullore, pritet të hyjë në fuqi më 26 prill 2020, e cila përfshinë përjashtimin e Ballkanit Perëndimor nga kufizimet në eksportet e furnizimeve mjekësore që vijnë nga BE, marrë pasur parasysh që këto vende janë angazhuar në një proces të thellë integrimi në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, Vitia është njoftuar për mundësitë e mëtejme të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të kërkesave dhe koordinimit të Kosovës me shtetet anëtare të BE-së për shkëmbimin e përvojave dhe ndihmave të natyrave të ndryshme në menaxhimin dhe tejkalimin me sukses të kësaj pandemie.
Ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arbën Vitia, ka shprehur falënderimin për bashkëpunimin e ndërsjellë në sfidën e përbashkët në parandalimin e kësaj pandemie, si dhe kontributin e pakursyer të gjitha institucioneve vendore, shteteve anëtare të BE-së, si dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian.