Ministrat Sveçla e Krasniqi kalojnë në këmbë urën e Ibrit
24 korrik 2024
| 14:11
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizituan sot Mitrovicën e Veriut.
Që të dy ministrat së bashku kanë kaluar në këmbë urën e Ibrit, ende nuk dihet se më këtë të cilën kanë bërë dy ministrat po paralajmërojn hapjen e saj ose jo apo kanë dalur vetëm për vizitë, raporton Kanal 10.
Diskutimet për urën janë aktualizuar në muajt e fundit, pas thirrjeve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që ura të hapet tërësisht për qarkullim.
Këtë komunë në veri të Kosovës e udhëheq Erden Atiq nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.