Ministrat Sveçla, Nagavci dhe Gexha nisen drejt Spitalit të Pejës

26 nëntor 2021 | 23:21

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe me zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, janë nisur për në Spital të Pejës ku po trajtohet i plagosuri nga sulmi ndaj autobusit në Deçan.

Nagavci dhe Gexha u nisën më herët derisa Sveçla ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri për t’u nisur drejt Deçanit, njofton Klan Kosova.

“Organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, në një prononcim në Klan Kosova, Nagavci ka kërkuar që të mos u zbulohet identiteti nxënësve që mbetën të vrarë në sulm.

“Rasti është shumë i rëndë dhe shpresoj që kriminelët të vihen para drejtësisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas…