Ministrat do të japin llogari për vizitat jashtë vendit

30 maj 2018 | 06:50

Ministrat e Qeverisë së Kosovës tash e tutje do të japin llogari për secilën vizitë të realizuar jashtë vendit.

Ky vendim është marrë të martën në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se çështja e vizitave jashtë vendit do të jetë pikë e rendit të ditës në mbledhjet e Qeverisë, shkruan “Epoka e re”.

Ai ka thënë se ministrat do ta informojnë atë për qëllimin e vizitës, kohëzgjatjen e saj si dhe numrin e pjesëmarrësve në atë vizitë.

“Nuk kam për të harruar që në çdo mbledhje kam për t’ju pyetur se ku keni qenë? Sa keni ndjetë? Dhe kë e keni pas me vete? Ky rregull do të vendoset tash e tutje. Çdo kush që do të udhëtojë duhet të raportojë paraprakisht”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka…