Ministre reflekto, lejo mbrëmjet e maturantëve

20 qershor 2021 | 21:52

Fadil Halimi

Brezi i maturantëve i vitit 2020-2021 do të mbahet mend si një brez fatkeq, i cili e përfundoi një vit të vëshirë shkollor në rrethana pandemike, pa ekskursione, shëtitje në natyrë, madje edhe pa mbrëmjen më të hareshme – të maturës. Nuk di çfarë logjike ka të hapen restorantet, kafiteritë, pishinat,… e të mos lejohen mbrëmjet e mturës.

Ministre Arbërie Nagavci lejoi mbrëmjet e maturantëve, sepse edhe ashtu nxënënësit më së paku kanë qenë të rrezikuar nga pandemia. Mbrëmjet e tyre nuk paraqesin kurrëfarë rreziku.
Ministre, pavarësisht vendimit tuaj, ky brez dhe prindërit e tyre gjatë do të mbajnë në mend. Andaj mos hezito, menjëherë merr një vendim në favorin e tyre dhe mos ua ndalo kujtimin më të bukur – mbrëmjen e maturës.

Shkas për këtë lutje drejtuar ministres, ishin pyetjet e maturantëve të mi, që dje më zunë ngusht në rrugën e qytetit “Zahir Pajaziti” në Podujevë. “O profë, pse nuk po na i lejoni mbramjet e maturës, pse thojshe në shkollë se do të lejohen”?.
U ndala i shtangur para tyre së pari për t’i përshëndetur dhe së dyti për t’iu dhënë një gjysmë përgjgjje se asnjhëherë prerazi nuk iu kam thënë se do të lejohen mbrëmjet e tyre.

Natyrisht se kam besuar se ato do të lejohen në bazë të rënies së numrit të të infektuarëve, ndaj edhe tash mendoj se ato duhet lejuar pa asnjë hezitim.

Minstre Nagavci, derisa po t’i shkruaj këta rreshta, më kujtohet ndalimi mbrëmjes së maturës i brezit tim në vitin 1984 nga Komiteti i atëhershëm komunal. Derisa po kremtonim mbrëmjen e fundit me profesorët tanë në Motelin “Besiana”, kujtimin më të bukur të jetës na e ndaloi drejtori i shkollës me preteksin se Grupi i rokerëve i shkollës sonë (Qerim Qerimi, Shefki Rudari, Avni Zeqiri, dhe Sami Maloku) kishin kënduar këngë nacionaliste e irredentiste.

Pas kaq vitesh rokerët Qerimi, Shefkiu, Avniu e Samiu janë të shpëndarë nëpër botë me familjet e tyre me ëndrrën për tu kthyer sërish në atheun e tyre. Në ato hapësira tash më nuk ekziston as Moteli “Besiana”, të vetmin objekt hotelier që e kishim, të cilin e privatizuan dhe e shkatërruan matrapazët për përfitime të tyre personale.

(Autori është mësimëdhënës në SHMLT “Fan S. Noli” në Podujevë)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Vasfije Krasniqi ka kërkuar që…