Ministres Haxhiu i shkon një prind në zyrë, i tregon se vajza e tij ka pasur tentim dhunimi

05 shtator 2022 | 23:06

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot në objektin e ministrisë ka shkuar një prind.

Ajo ka thënë se prindi i ka treguar që në dhjetor të vitit 2021 ka pasur një tentim dhunim të vajzës së tij 14-vjeçare.

“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë! *Postimi më lartë është bërë me lejen e prindit”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik të Gjimnastikës,…