Ministri ​Zemaj tregon arsyet e shtimit të rasteve të reja me Covid-19

06 korrik 2020 | 21:30

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur rreth menaxhimit të gjendjes me pandemi në Kosovë, në kohën kur vendi ynë po përballet me shtim të numrit të vdekjeve dhe infeksioneve të reja me koronavirus.

Ai në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini ka thënë se pas lirimit të masave ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja, e cila sipas tij, nuk ishte diçka që e papritur e që vjen si rezultat i mos respektimit të masave nga ana e qytetarëve.

“Lirimi i tepërt, mos respektimi i distancës dhe mos mbajtja e maskave dhe higjienës na kanë sjellë në një rezultat me numër të rritur të rasteve”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur reparti i gjinekologjisë pranë spitalit të Elbasanit. Shkak…