Ministri Abrashi del në terren për të inspektuar pastrimin e rrugëve nga bora
08 janar 2021
| 23:49
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka dalë në terren sonte, pas reshjeve intensive të bores.
“Pas reshjeve të shiut dhe borës, kompanitë e mirëmbajtjes janë duke u kujdesur 24 orë për të gjitha rrugët e Kosovës që të jenë të qarkullueshme. Vizitova ekipet e mirëmbajtjes që po kujdesen që të mos mbetet asnjë rrugë e pa qarkullueshme. Vazhdojmë me punë”, ka shkruar Arbashi në “Facebook”.