Ministri Abrashi i ofron mbështetje Shoqatës së Transportit Rrugor
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur të enjten në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor, ku temë diskutimi ishte mbështetja për këtë sektor të ekonomisë i cili po përballet me probleme financiare për shkak të pandemisë.
“Ministri Abrashi tha se do të gjejnë modalitete me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor, për t’iu dalë në ndihmë në çdo aspekt, duke punuar bashkë për ta gjetur një zgjidhje. Ministri kërkoi nga transportuesit ta vazhdojnë punën, duke i siguruar se mbështetja e institucioneve të Kosovës nuk do të mungojë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndërsa, kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se humbjet në këtë sektor janë të mëdha, duke kërkuar mbështetje për transportin rrugor.