![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/abrashi-1.jpg)
Ministri Abrashi inspekton pastrimin e rrugëve nga bora
09 janar 2021
| 07:48
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka dalë në terren në orët e vona të se premtes, pas reshjeve intensive të bore.
“Pas reshjeve të shiut dhe borës, kompanitë e mirëmbajtjes janë duke u kujdesur 24 orë për të gjitha rrugët e Kosovës që të jenë të qarkullueshme. Vizitova ekipet e mirëmbajtjes që po kujdesen që të mos mbetet asnjë rrugë e pa qarkullueshme. Vazhdojmë me punë”, ka shkruar Arbashi në “Facebook”.