Ministri Abrashi propozon të nisin konsultimet për hapjen e transportit ajror
07 qershor 2020
| 13:02
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar të nisin konsultimet për hapjen e aeroporteve.
“Hapja e fluturimeve është pjesë e rëndësishme. Me lejen tuaj do të filloja konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil, Ministrinë e Shëndetësisë dhe kompanitë ajrore që të fillojmë sa më shpejtë transportin ajror, duke respektuar masat rreth COVID-19. T’i shohim edhe praktikat e vendeve tjera për transportin ajror”, ka thënë Abrashi.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kjo kërkesë do të shqyrtohet duke marrë parasysh edhe protokollet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).