Ministri Aliu: Aktakuza s’ka bazë ligjore, kam mbrojtur pronën publike

07 qershor 2021 | 13:45

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku ai është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka thënë se aktakuza ndaj tij nuk ka bazë ligjore.

Sipas tij, sa ka qenë drejtor i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, vetëm e ka mbrojtur pronën publike.

“Ajo çka kemi bërë ne dhe unë si drejtor e kam mbajtur interesin publik, në këtë rast në Prishtinën e re të ketë shkollë siç e parasheh plani. Që të jepet një leje duhet të bazohemi në plan dhe ne jemi bazuar në plan”.

“Këto plane janë aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe janë vërtetuar ligjërisht dhe nuk ka mundësi tjetër që drejtoria e urbanizmit të jep leje ndryshe nga këto plane. Aktakuza nuk ka bazë kemi zbatuar ligjin dhe kemi mbrojtur pronën publike”, është shprehur Aliu, shkruan “EO”.

Më tutje, Aliu ka thënë se është optimist se gjykata do të marrë vendimin e duhur.

Ndërsa Avokati i Aliut, Fatlum Podvorica, ka thënë se aktakuza është ngritur pas dy vjetësh, derisa ka theksuar se ka bazë ligjore për hedhjen e saj të kësaj aktakuze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka kritikuar reagimin e ministrit të…