Ministri ​Aliu: Do ta shkurtojmë rrugën ajrore drejt Evropës

07 prill 2023 | 14:36

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se ideja se do të mund të ndërtohet infrastruktura rrugore, pa realizuar shpronësimet është ide e gabueshme dhe i ka sjell në vazhdimësi telashe.

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit ku është duke u diskutuar për punën dyvjeçare të qeverisë, Aliu ka thënë se sa i përket rrugëve ajrore, në të ardhmen do ta bëjnë edhe një marrëveshje me Malin e Zi, e cila do të shkurtojë rrugët drejt Evropës.

“Një marrëveshje e tillë i shkurton rrugët ajrore prej Vjenës në Prishtinë për gati rreth një orë, natyrisht pas hapjes së rrugëve me Shqipërinë. Një kohë rrugët ajrore që kanë ardhur në Aeroportin e Prishtinës, ka shkruar përmes Maqedonisë, tash me hapjen e korridoreve me Shqipërinë është shkurtuar rruga dhe në të ardhmen pas arritjes së marrëveshjes me Malin e Zi, do të kemi mundësi të hapim dy korridore të reja me Malin e Zi të cilat do të na shkurtojnë rrugën për fluturimet nga Evropa më shumë se 30 minuta nga versioni i parë që ka qenë me Malin e Zi”, ka thënë Aliu.

Aliu ka thënë se ideja që do të mund të ndërtohet infrastruktura, pa realizuar shpronësimet është ide e gabueshme dhe iu ka sjell në vazhdimësi telashe.

“Që në vitin e parë kemi arritur t’i shpronësojmë 75 milionë euro me rishikimin e buxhetit 2022, dhe në këtë vit presim që edhe 25 milionë tjera t’i shpenzojmë për projekte të tjera që lidhen Prishtinën me Gjilanin, Gjakovën, Mitrovicën, Pejën dhe Podujevën”, ka thënë Aliu, duke shtuar se pas këtyre shpronësime do të ketë avancim në punimet e këtyre projekteve.

Më tutje, ai ka thënë se të gjitha terminalet doganore janë rikthyer në pronësi të shtetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore…