
Ministri Aliu nesër mban konferencë për medie
21 nëntor 2024
| 15:59
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të mbajë nesër (e premte) konferencë për medie.
Sipas njoftimit të lëshuar nga kjo ministri, konferenca do të mbahet në orën 10:00, në sallën e konferencave në Qeverinë e Kosovës, por nuk është treguar arsyeja e mbajtjes së saj.