Ministri Aliu sot mban konferencë për medie
01 tetor 2024
| 08:12
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot do të mbajë konferencë për medie.
Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të publikohet Lista e anëtarëve themelues të Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.
Konferenca do të mbahet në orën 12:00 tek objekti ish-“Rilindja”, raporton “Epoka e re”.