Ministri Aliu s’raporton në komision, zëvendësministrja thotë se po punohet në menaxhimin e deponive
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Në vend të tij, ka raportuar zëvendësministrja Linda Çavdarbasha lidhur me mbledhjen, trajtimin dhe asgjësimin e mbeturinave komerciale, raporton “EO”.
Ajo ka thënë se të menaxhimi i mbeturinave ministria ka formuar grup punues që të bëhet reduktimi i qeseve të plastikës deri në vitin 2022.
Sipas saj, është bërë një plan konkret për menaxhimin e mbeturinave.
“Monitorimi bëhet çdo vit. Me qëllim të menaxhimit të mbeturinave të qeseve të plastikës ministria ka formuar grup punues që të bëhet reduktimi i qeseve të plastikës deri në vitin 2022. Në vitin 2023 fillon implementimi i masave të marra nga ministria”.
“Duke u bazuar në raportin e ujërave nga kompania për menaxhimin e deponive sanitare të Landovicës e Gjilanit, po punohet në menaxhimin e mbeturinave. Ministria është duke punuar që deponia e Mirashit të rehabilitohet. Për impiantin e Drenasit përgjegjës e është AUV-i”, ka thënë ajo.