Ministri Aliu u jep shpresa për rrugën Prishtinë -Podujevë: Po avancojnë punimet
05 korrik 2024
| 21:18
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu u ka dhënë shpresë shoferëve për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, për të cilën thotë se puna po vazhdon me intesitet të shtuar.
Aliu thotë se për shkak të rritjes së fluksit të qarkullimit të automjeteve, punimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar për të lehtësuar qarkullimin.
“Po avancojnë punimet në një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Tani që është rritur fluksi i qarkullimit të automjeteve në sezonën e verës, punimet për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, po vijojnë me intensitet të shtuar, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve e për të rritur sigurinë rrugore”, shkroi Aliu në Facebook.