
Ministri Arben Vitia tregon se kur rikthehen aktivitet sportive
29 prill 2020
| 00:28
Ministria e Shëndetësisë ka paraparë largimin e masave izoluese për parandalimin e pandemisë me virusin korona për një fazë prej rreth tre muajsh.
Fillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore do t’i përkasë fazës së tretë, e cila do të fillojë pas 15 qershorit.
Sipas këtij drafti të vendimit, kampionatet sportive në vend s’do të mund të rifillojnë edhe për një muaj e gjysmë. Edhe pas fillimit të tyre, të pranishme do të jenë disa kufizime, ku nuk përjashtohet mundësia që evenimentet sportive të luhen pa shikues.
Lajmin për rifillimin e aktiviteteve sportive në qershor e ka konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Aktivitetet sportive do të fillojnë në fazën e tretë, pra në qershor”, u shpreh ai në “Rubikon”.