Ministri Bajram Hasani: Drejtësia erdhi në vend
09 mars 2018
| 10:10
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë që vjen nga radhët e Nismës, Bajram Hasani, ka thënë se Fatmir Limaj edhe një herë e dëshmoi pafajësinë e tij.
Sot, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi.
“Drejtësia erdhi në vend. Edhe sot si në çdo proces tjetër lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj e dëshmoi pafajësinë e tij. Ky është një prej vendimeve më të rëndësishme, sepse definitivisht u sqarua gjithçka rreth figurës dhe veprës së tij. I pafajshëm!
Lider në luftë, lider në shtetëdërtim!”, ka shkruar ministri Hasani në llogarinë e vet në Facebook.