Ministri Balla përgëzon policinë e Shqipërisë për operacionet e fundit
02 qershor 2024
| 14:40
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shqipërisë për operacionet e fundit.
Ai ka thënë se rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve.
“Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve me armë zjarri, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit/shpërndarjes së lëndëve narkotike, etj. Përgëzime Policisë së Shtetit Durrës, Elbasan, Tiranë e Vlorë dhe Policisë Kufitare në Kakavije, Muriqan e Qafë Prush, për operacionet e fundit”, ka shkruar Balla në “Facebook”.