Ministri Balla pret në takim, një prej tifozëve më të njohur të ekipit kombëtar të Shqipërisë

12 tetor 2023 | 17:04

Ai tha se të gjithë sportdashësit e tifozët duhet ta mbështesin ekipin, dhe të mos bëhen shkas për dënime të fushës në Tiranë. Ky shqetësim vjen pas ndeshjes së kaluar, ku u hodhën mjete piroteknike në fushë, të cilat nëse përsëriten, rrezikojnë që të dënohet fusha nga drejtuesit e UEFA-s.

Ministri Balla tha me këtë rast se “duhet ta mbështesim ekipin kombëtar, dhe meqë ti je ndër tifozët më të zjarrtë e më prezentë, besoj që duhet t’u bëjmë një thirrje tifozëve që të sillen realisht si “lojtar i 12”. Nuk duhet të bëjnë asnjë dëm, qoftë hedhje të flakadanëve dhe gjithçka tjetër në fushë, sepse na dëmton për ndeshjen e fundit në grup me Ishujt Faroe. Pra duhet që kësaj radhe, gjithçka të shkojë fjollë!”

Në një postim në Facebook lidhur me këtë takim, Balla shkruan:

“Kënaqësi të mirëpres sot tifozin-shqiponjë Besmir Limani, i cili e ka shoqëruar kombëtaren tonë kuq e zi kudo. Besmiri i cili jeton prej shumë vitesh në Zvicër, depozitoi edhe kërkesën për tu pajisur me pasaportë shqiptare”.

Ministri i premtoi shtetasit shqiptar me banim në Zvicrës, se kërkesa e tij për shtetësi dhe pasaportë shqiptare do të shqyrtohet në bazë të parashikimeve ligjore, duke i dhënë edhe prioritetin e duhur në këtë rast, sipas kushteve të programeve të veçanta të shtetësisë.

Balla uroi që ndeshja e sotme të jetë një festë për të gjithë, duke shënuar një hap më tej drejt kualifikimit për ekipin tonë kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin…